Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar dhe një grek
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi.
Mësohet se në një aksident rrugor kanë humbur jetën dy të rinjtë, njëri prej tyre shqiptar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në zonën e Geras, ku 21-vjeçari me motoçikletë u përplas me një 19-vjeçar grek nga zona Morias.
Sipas mediave greke të rinjtë janë përplasur ‘kokë më kokë’ me motor dhe kanë përfunduar disa metra larg.
21-vjeçari shqiptar ka vdekur në vend, ndërsa 19-vjeçari grek ka humbur jetën disa orë më vonë.