A do t’i hapë Greqia kufijtë me Shqipërinë?
Shqetësimi është rritur në orët e fundit pikat kufitare të Greqisë për faktin se edhe ata pak qytetarë shqiptarë po hyjnë pa kontrolle shëndetësore, në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve ku virusi ka bërë një “rishfaqje të fortë”.
Lidhur me pikën kufitare në Kakavi, që lidh Greqinë me Shqipërinë, zv/ministri i brendshëm Nikos Hardalias tha se nuk planifikohet të hapet së shpejti për kalim masiv te qytetareve ne te dy shtetet. Ndërkaq të hënën Greqia do të hedhë një hap tjetër drejt heqjes së plotë të kufizimeve duke lejuar rihapjen e kazinove, mbajtjen e koncerteve, konferencave, panaireve tregtare, kinemave si dhe kampeve verore për fëmijë.
Të mërkurën në Greqi rihapen fluturimet ndërkombëtare në të gjitha aeroportet ndërsa po ashtu do të lejohet plotësisht ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke edhe pse asnjë udhëtim nuk është planifikuar deri më tani.
Sipas një direktive të Autoritetit të Aviacionit Civil, të gjithë udhëtarët deri në 48 orë para nisjes për në Greqi, udhëtarëve u kërkohet të kryejnë testin e Covid 19 si dhe ju kërkohet qe të plotësojnë në kompjuter ose ne celular një formular me të dhënat e tyre specifike siç janë vendi i origjinës, shtetet e tjera ku kanë qenë në 15 ditët e fundit.
Me këto informacione do të mblidhet një bazë të dhënash dhe përmes analizës së tyre çdo udhëtar do të marrë një barkod të veçantë, në bazë të të cilit autoritetet në Greqi do të dinë pas mbërritjes nëse duhet të testohet apo jo.
Testet e marrjes së mostrave do të kryhen edhe nëpër pikat turistike po ashtu do të ketë hotele karantine në kryeqendrat krahinore, ku ata që kanë rezultuar pozitivisht për virusin ne testime do të qëndrojnë te izoluar për 14 ditë.
Lista me shtetet që mund të hynë në listën jeshile të hyrjes në Greqi do të azhurnohet çdo 2 javë dhe në mënyrë që të përfshihen ata që arrijnë me të dhënat epidemiologjike të njëjta ose nën mesataren e BE-së.
Duke lënë jashtë liste shqiptarët dhe amerikanët, Greqia do të humbë shumë fitime nga turistët e huaj të paktën gjatë Korrikut.