5 raste të reja me Covid në Vlorë, 30 tamponët e Gjirokastrës dalin negativë
Raste të reja me covid-19 janë identifikuar në vend. Raportohet se në Vlorë, janë konfirmuar 5 raste të reja. Mësohet se 4 prej tyre janë familjarë të rastit të parë, të konfirmuar dje dhe një është rast i ri.
Në total gjatë ditës së djeshme në Vlorë u kryen 14 tampone, mes tyre 12 familjarë të rastit të parë ( të djeshëm).
Ndërkohë 30 tamponë të kryer në Gjirokastërpërfshi 3 familjarë të personit pozitiv që është i shtruar në Tiranë rezultuan negativ. 68 vjeçari që u konfirmua dje pozitiv është i shtruar në spital në QSUT që prej 23 ditësh për tu kuruar për hepatitin B. Ai u infektua me Covid në spital.