VIDEO/ Sarandiotja Aneta Xhiku, artistja që po argëton në çdo lagje qytetarët
Situata e vështirë që po kalon bota por edhe vendi ynë me coronavirus ka përfshirë dhe qytetin e Sarandës.
Megjithëse virusi ende nuk ka hyrë tek ne, ankthi është shtuar këto ditët e fundit, si rezultat i lajmit për zgjatjen pa afat të karantinës.
E në këtë situatë të krijuar gjithkush përpiqet të bëjë diçka për të ndihmuar njerëzit me pamundësi fizike e ekonomike në komunitetin ku jeton, ndërkaq që shëndeti mendor përbën një problem të madh në përballimin psikologjik të izolimit.
E kjo kërkon diçka ndryshe, tashmë në të përditshmen tonë.
Për këtë sarandiotja Aneta Xhiku me një grup artistësh amatorë në qytet vendosën ta prishin sadopak rutinën prej afro dy muajsh me coronavirus.
Kanë nisur që prej mbrëmjes të së martës në lagjen nr1. tek 15 katëshi për të vijuar ditën e mërkurë tek rruga tek Komisariati e në vijimësi duke dhënë koncerte për të thyer sadopak monotoninë e krijuar tanimë.
Sipas planit tanimë të përcaktuar nga ky grup dashamirës të kulturës dhe artit çdo natë në çdo lagje në qytet do të ketë koncert.
Kohë me coronavirusArti e muzika bashkon zemrat më shumë se çdo gjë tjetër edhe në kohë të vështiraSituata e vështirë…
Posted by Tele Joni on Tuesday, May 5, 2020