VIDEO/ Sarandë, rinisin aktivitetin berberët, dentistët, dhe parukeritë

Ditën e sotme me masa të forta anti-covid në Sarandë u hap blloku i tretë i bizneseve, duke rikthyer në punë klinikat dentare, parukeritë, berberët.

Në një vëzhgim të kryer nga Sarandanews.com, të gjitha këto binzese i janë rikthyer punës, duke pritur klientët.

Megjithë lehtësimin e masave Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e distancimit social.

“Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, njofton ministria.