VIDEO/ Rikonstruksioni i shëtitores, hiqet nga fadromat Globi në Sarandë

Pas 15 vitesh, është hequr globi në Sarandë, i cili u prek pas rikonstruksionit që po i bëhet shëtitores së qytetit.

Globi u mendua në fillim për të shërbyer si zyrë turistike, ndërsa më pas u shëndërrua si pikë shitje surveniresh etj.

Ndërtimi i golbit u bë gjatë vitit 2005 kur në Sarandë kandidonte Fatos Nano.

Ndërkohë, punimet tek shëtitorja e Sarandës që do t’i jap më shumë vlera qyterit vijojnë me ritme të larta.

Loti i parë i punimeve pritet që të përfundojë gjatë muajit qershor. /Sarandanews.com/