VIDEO/ Inspektimet në Lungomare, Rama urdhër Dritan Lelit: Po ç’tenderuar…tenderuar thotë, mbush gropat

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhër të prerë kryetarit të Bashkisë Vlorës, që të mbyllte disa gropa.

Teksa ishte i pranishëm në Vlorë, dhe po inspektonte punimet e “Lungomare 2”, Rama pa disa gropa dhe i tha Lelit që të futej e t’i rregullonte vetë.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos prit për ato rregullimet aty, se nuk ka sens….që…shikoje shikoje si i lini ashtu..

Leli: Tani…ja ato…tani u kam thënë…

Rama: Jo rregulloji vetë… hajde…5 minuta janë ato. dy gropa janë…shih si duken.

Leli: Po do t’i rregullojmë…

Rama: Po ç’të nderuar,,,.. të ndëruar thotë…

Kryeministri u drejtohet më pas punëtorëve: Jo jo, ju flas për ato atje, rrinë e bëhen gangrene…

Leli: Do t’i rregullojmë (dhe vazhdon rrugën me siklet).

Rama ishte sot për të inspektuar punimet në plazhin e ri “Lungomare 2”, që do të ndërtohet në vijën bregdetare të Vlorës. Krah videos së publikuar edhe në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se në këtë plazh të ri do të ketë dy pishina publike, një olimpike dhe një për fëmije, parkim të klasit të parë për banorët e zonës dhe për turistët.

Inspektimet në Lungomare, Rama urdhër Dritan Lelit: Po ç’tenderuar…tenderuar thotë, mbush gropat ????????

Posted by Sarandanews.com on Friday, May 1, 2020