Vetëm 4 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
ISHP konfirmoi 4 raste të reja duke e çuar në 876 numrin total të të prekurve me koronavirus në vend. Dy raste janë në Krujë, një në Berat dhe një në Tiranë.
Gjatë 24 orëvë të fundit janë shëruar 28 persona duke e çuar në 682 numrin total të atyre që ia kanë dalë. Deri më tani mbeten ende aktivë 163 persona me koronavirus, ku zonat më problematike janë Tirana dhe Kruja, që kanë rastet më të shuma.
Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
ISHP bën me dije se nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.
STATISTIKA
Testime totale 11332
Testime molekulare 10802
Testime serologjike 530
Raste pozitive 876
Raste të shëruara 682
Raste Aktive 163
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 70
Krujë 51
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 2
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1