Tsipras këmbëngul: Shqipëria vendi më i mirë në Europë në luftën kundër Covid-19
Pozita dhe opozita greke shkembyen akuza në parlament për heqjen e kufizimeve te Covid-19 dhe pasojat në ekonominë e vendit.
Ish kryeministri Tsipras sulmoi qeverinë e Micotaqis duke bërë disa krahasimë të gjëndjes që po kalon.
Ai mori si shembull mënyrën sesi është përballuar situata në vende të tjera mes të cilave edhe Shqipëria.
Tsipras tha se është e turpshme, madje makabër të bëhen krahasime mes shteteve se kush ka më shumë të vdekur nga koronavirusi apo të thuhet se Spanja qeveriset nga të majtët prandaj ka aq shumë viktima.
Ky është një krahasim makabër, shtoi Tsipras, e që nuk mban, sepse Shqipëria dhe Bullgaria që qeverisen nga të majtët kanë numrin më të vogël të vdekjeve në Europë.
“Është e vetkuptueshme që vendi ne fillim duhet të mbyllej. Greqia bëri “lockdoën” në date 23 mars. Belgjika që ka te njejtin numer popullsie me ne e mbylli në 27 mars vendin. Dhjetë ditë përpara se ne të shpallnim izolimin Italia kishte 130 viktima. Nuk dëshiroj që ti hyj këtij debati makabër, që të krahasojmë vdekjet mes vendeve.
Të mos themi përshembull se Spanja ka shumë viktima sepse atë vend e drejton e majta. Atëhere do të duhet te thoshim se Shqiperia dhe Bullgaria janë vendet më të mira në Europë, të cilat kanë numër më të vogël viktimash në krahasim me ne. Ky është një krahasim makabër.”
Kjo është hera e dytë që Tsipras gjate fjales se tij ne kuvend, merr si shembull suksesi Shqiperinë ne masat kundër përhapjes se koronavirusit, duke vleresuar maksimalisht qasjen në këtë situate edhe të kryeministrit Rama.