Si nëpër filma, avokati nga Saranda tregon momentin e tmerrshëm: Budinës i vunë automatikun në lule të ballit brenda teatrit po nuk u tremb
Aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Open”, ka zbuluar prapaskena nga momenti kur policia politike e Edi Ramës, vajti në godinën e Teatrit për ta spastruar nga aktivistët, në mënyrë që të shembej godina.
Lapaj tha se Robert Budinës i është vendosur një armē në kokë, në momentin kur ka qenë brenda godinës.
“Robert Budinës i kanë vënë automātikūn në lule të ballit, brenda godinës, kur vajtën ta prishin. E ka thënë vetë ai, e ka deponuar në polici. Është fiks kështu si po e them“, tha Lapaj.
Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta nga ana e aktivistëve dhe qytetarëve, për mënyrën si u mor vendimi dhe shembjen brutale dhe të paligjshme që ndërmorri Rama dhe Veliaj.