Sërish shkatërrim! Kompleksi “Drymades Inn”, me në krye biznesmenin Lorenc Gjikuria nxjerr fadromat në vijën bregdetare
HIMARË– Kompleksi “Drymades Inn”, me në krye biznesmenin Lorenc Gjikuria ka nisur të kryejë punime në vijën bregdetare përpara resortit të tij. Dosja.al ka siguruar pamje, ku shihet se si eskavatorët kanë zbarkuar në këtë vijë bregdetare dhe po kryejnë punime.
Në sfond vihen re, që ka hekura dhe mbetje nga më të ndryshmet që ka lënë pas sezoni i dimrit dhe erërat e forta që kanë përfshirë këtë zonë.
Siç duket, Gjikuria ka marrë përsipër të bëjë rregullime përpara kompleksit të tij, dhe po përgatitet për hapjen e sezonit veror, por në kurriz të vijës bregdetare të Drymades.
Ajo ç’ka bën përshtypje është se ndryshe nga një biznesmeni Artur Bubeqi, pronari i kompleksit “Sarajet e Pashait”, i cili për të njëjtën vepër u gjobit me 2 milionë lekë, Gjikurias ende nuk i është prekur asnjë ‘fije floku’ nga autoritetet.
Të mos u kenë rënë në sy fadromat dhe punimet që po kryhen?!