Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Ekpertët vijojnë punën; Hajdari: Kur vjen puna te sistemi zgjedhor, këta i shkelin syrin njëri-tjetrit
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reforman Zgjedhore, e cila është zhvilluar këtë të mërkurë me debateve mes përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, me Damian Gjiknurin.
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat ka theksuar se ka pasur debat politik, por që më pas palët kanë rënë dakord dhe mbledhja ka nisur duke diskutuar në lidhje me propozimet dhe shqetësimet në lidhje me këtë çështje.
Nder të tjera Gjiknuri është shprehur se deklaratat plolitike nuk duhet të bëhen sebeb për tu larguar nga tryeza.
“Ekspertët paraqitën një numër propozimesh që janë punuar, kuptohet me 2-3 dallime, shpresojmë që në mbledhjen e radhës t’u japim zgjidhje disa cështjes, si kuota gjinore, policia, roli i prokurorisë, disa ligje për drejtësinë penale, pjesë e kërkesave që ka ngritur opozita.
Për sistemin zgjedhor, ekspertët bënë një ekspoze, të gjitha propozimet për sistemin që kanë paraqitur palët prekin Kushtetutën dhe do trajtuar më tej dhe do të dojë kohën e nevojshme. Në mbledhjen e radhës ramë dakord të zgjidhim pikat e mbetura. Kemi marrë raportin për financimet nga Këshilli i Europës. Në fund do të lëmë cështjet themelore, si administrimi, kolegji zgjedhor, u mirëkuptuam që debati të vijojë duke ruajtur princimet. Kryeministri i është referuar parimit, rekomandimi i OSBE ka qenë i hershëm, depolitizim.
Pra, vendimmarrja të jetë jashtë partive, por mos u hiqen të drejta si garant përmes rolit që kanë për të ndjekur procesin, jemi duke diskutuar, nuk mund të them kush është formula. Nuk ka pse deklaratat politike, nuk mund të përdoren si sebepe për të ikur nga tavolina, palët riangazhuan vetëveten për të qëndruar në tavolinë. Negociatorët nuk kanë pse të jenë në presionin e deklaratave politike. Vendimet politike, unë nuk jam aty që të bëj romanin tim, jemi parti politike, por kemi mandat të plotë për të negociuar, duhet të punojmë. Ka një formë tjetër, e ka thënë edhe Rama nëse për cështje serioze, Rama e ka thënë se është gati të ulet me Bashën në tavolinë. Ne vendosëm që ekspertët të vijojnë punën që nesër. Besoj që mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00″, është shprehur Gjiknuri.
Pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari u shfaq para mediave e revoltuar.
Sipas saj, “Këshilli Politik është kthyer në tryezë ku diskutohet se çfarë tha Rama apo Basha” dhe “kjo ndodh sepse duan t’i bëjnë bisht diskutimit për sistemin zgjedhor”.
“Kur vjen puna te sistemi zgjedhor, këta i shkelin syrin njëri-tjetrit. Vijnë aty dhe diskutojnë çështje që nuk kanë rëndësi për qytetarët. Unë jam kthyer në Shqipëri për të forcuar lirinë dhe demokracinë, por nuk kam gjetur as liri dhe as demokraci. Unë do ta çoj betejën deri në fund, bashkë me qytetarët. Ose ndryshojmë sistemin, ose do të mbetemi në dorën e këtyre njerëzve që i kanë harruar qytetarët”, tha Hajdari.
Ndërkohë, Oerd Bylykbashi nënvizoi se opozita jashtëparlamentare nuk do të tërhiqet nga propozimet e saj.
“Kushtet që kemi vendosur mbi tryezë janë aty dhe nuk tërhiqemi nga ato. Në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi Rama që të marrë administratën zgjedhore.
Po ashtu, nuk do të ketë mundësi që të marrë Kolegjin Zgjedhor për t’i vënë vulën manipulimeve që bën me administratën e kapur. Opozita nuk do të lëshojë, por do t’i shtojë zgjedhjeve garanci të tjera që do ta bëjnë të vështirë manipulimin”, u shpreh Bylykbashi.