Rasti i parë më koronavirus në Sarandë, mjekët dhe policia nisin gjurmimin e kontakteve
Rasti i parë me koronavirus është shënuar në qytetin e Sarandës.
E prekur është një turiste nga Ukraina, e cila prej 7 muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë, por kishte ardhur në Sarandë bashkë me bashkëshortin e saj për pushime.
Menjëherë pas daljes pozitiv, bluzat e bardha si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.
Saranda ka qenë një nga zonat më te qeta në gjithë këtë periudhë të ankthshme të koronavirusit në vend.