Rasti i parë me COVID-19, anullohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Sarandë e planifikuar të zhvillohej ditën e sotme në orën 11:00 është anulluar.
Ky anullim ka ardhur për shkak të konfirmimit të rastit të pare me Covid-19 në Sarandë.
Në Sarandë sot është konfirmuar rasti i parë pozitiv me Covid-19.
Bëhet fjalë për një shtetase 33-vjeçare nga Ukraina, banore e Tiranës, e cila kishte shkuar në Sarandë për të festuar ditëlindjen.