Rama: Duhet të përgatitemi për mundësinë e një vale të dytë!
Kryeministri Edi Rama kërkoi kujdes maksimal dhe respektim të masave anti-COVID gjatë periudhës që po bëhet hapja graduale për të shmangur një valë të dytë të mundshme të infeksionit.
“Ne duhet ta përgatisim se cdo gjë mund të ndodhë edhe duhet të jemi gati, është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan, hë se nuk ka gjë, shumica e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë.
Por rutina dhe zakonet janë të forta, duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Do Zoti mos të na sjellë përpara kësaj sprove por duhet të jemi të përgatitur” tha Rama.