“Një ftesë për qyetatarët, të vijnë të pushojnë në Sarandë”, Adrian Gurma: Për herë të parë, Saranda me paketa turistike 20% më lirë
SARANDË– Kryefjalë e sezonit turistik në Sarandë do të jenë çmime të ulëta, ndryshe nga vitet e kaluara!
Të paktën ky është premtimi i kreut të Bashkisë, Ardian Gurma i cili në një intervistë për Report Tv ka dhënë disa lajmë të mira sa i përket nisjes së sezonit turistik. Pikë së pari, lajmi më i rëndësishëm është e vija bregdetare e qytetit, që nis porti detar deri te ish- hotel Butrini do të jetë falas për të gjithë qytetarët.
Një vendim i tillë, siç ka sqaruar Gurma, ka ardhur si pasojë e ankesave të njëpasnjëshme të qytetarëve.
“Vija bregdetare e tradicionale e qytetit, do të jetë e lirë për qytetarët. Duke patur eksperiencë e vitit të kaluar nga ankesat e qytetarëve, sidomos atyre rezidentë, që nga porti detar deri te ish- hotel Butrinti me një pjesë të shëtitores nuk është kontraktuar nga operatorët, por nga Bashkia me një çmim minial, këtë vit e gjitha do të jetë falas, pa asnjë lloj pagese”, u shpreh Gurma, teksa pyetur se kur mund të nis sezoni turistik, ai u shpreh optimist se kjo ditë nuk do të jetë e largët.
“Nëse do ishte në dëshirën tonë donim që sezoni të hapej në 15 ditëshin e parë të majit, patjetër që jemi në një situatë që nuk varet nga dëshirat tonë, mendojmë se të paktën kjo ditë nuk do jetë e largët, kjo edhe pse jemi në zonën e gjelbër”, shtoi Gurma.
Koronavirusi ka diktuar një sërë ndryshimesh mbi zhvillimin e sezonit turistik, ku Gurma ka sqaruar se ndryshe nga vitet e kaluara, për herë të parë operatorët do të funksionojnë me paketa turistike.
Sa i përket çmimeve, kryebashkiaku tha se ato janë këshilluar që të funskionojnë me çmime të ulëta, duke njoftuar se kanë arritur në dakordësi me grupet e interesit për të operuar më çmime 20% më të ulëta krahasuar më të kaluarën.
“Me gjithë dëshirën e mirë për të maksimalizuar fitimet e tyre, se sezoni do jetë më i shkurtër, hyn në lojë edhe pushteti lokal. Ne kemi marrë një farë miratimi, por kemi luajtur edhe rolin e këshilluesit, është më mirë që të operojnë me çmime më të lira se një vit më pra, se kjo i shërbente turistëve vendas, se duke pasur çmime më të lira do të ketë një aksesim më të lartë nga pushuesit.
Hotelierët më kanë dhënë të drejtën që ta parashtroj si objektiv që në të gjitha hotele, paketa do të jetë 20% më e lirë se vitet e tjera. Nisur edhe nga fakti që lëvizja e shteteve fqinje është në pikëpyetje, ne jemi duke orientuar drejt paketave vendase, dhe të gjithë operatorët kanë marrë nismën që të funksionojnë me paketa, ndryshe nga vite më parë”, tha Gurma.
Ndalur te drafti për rregulloren e sezonit turistik, të cilën Shqiptarja.com e ka bërë publike më herët, Gurma tha se ka një pikë që nuk është pritur mirë nga grupet e interesit dhe që do t’i përcillet qeverisë. Kjo është hapësira mes çadrave, duke kërkuar që të mos jetë e njëjtë në çdo plazh.
Ai mori një shembull të thjesht, duke thënë se vija bregdetare e Dhërmiut është shumë herë më e madhe se ajo e Ksamilit, kështu që sipas tij, duhet të zbatohen rregulla jo të njëjta për të gjitha plazhet.
“Ministria e Turizmit kanë hartuar një draft për masat anti-COVID për sezonin turistik, është në fazën e një drafti dhe në ditët në vijim, do të japim sugjerime që të kalojë nga draft në protokoll normal. Na është bërë i ditur dhe ne do të hyjmë në fazën e diskutime.
Bizneset janë të stopuar, se nuk ka hapje totale funksionojnë vetëm njësitë e shërbimeve. Operatorët turistik po përgatitet, edhe i kemi orientuar për një sezon tursitik ndryshe. Kemi një takim me operatorët turistik, po përgatitemi për një sezon normal, por me rregulla të reja. Saranda ka një vijë të limituar bregdetare, e për pasojë edhe stacione plazhi janë më të pakta. Në kushtet e reja që na dikton situata, do të kemi edhe kushte të reja sa i përket qasjes së bërit plazh.
Në plazhin e Dhërmiut mund të funksionojnë, por në Ksamil për vetë distancën do të duheshin standarde të tjera. Se plazhi i Durrësit, Vlorës kanë një hapësirë të gjerë ç’ka i mundëson zbatimin e rregullave, duhet parë në plazhet ku hapësira nuk e ka atë mbipopullim”, tha Gurma.
Në fund, ai shfrytëzoi ekranin e Report Tv për t’u bërë apel qytetarëve që të zgjedhin Sarandën për të kaluar pushimet verore.
‘Një apel për qyetatarët, të vijnë të pushojnë në Sarandë, do gjejnë një Sarandë të re, në kushte të reja, i kemi marrë masat të përballojmë fluksin, Do donim një sezon me fluks sesa pa turistë fare”, përfundoi Gurma.