Nga plazhet falas tek ulja e çmimve, Saranda perla ideale për të kaluar pushimet verore

Saranda është një nga qytetet shembullore gjatë kësaj pandemie, ku qytetarët treguan një sjellje mbreslënëse në këtë periudhë me respektimin maksimal të masave të vendosura, si nga qeveria, ashtu dhe nga insitucionet vendore.

Dhe rezultati është ky që kemi sot. Zero raste dhe në hartën e qyteteve të gjelbërta duke pasur shumë më tepër lehtësime se sa qytetet e prekura.

Kjo është ana pozitive dhe më e rëndësishmja gjatë kësaj pandemie ku prioriteti kryeosrë është jeta, ndërsa ana negative sigurisht është reflektuar tek turizmi, një sektor që ky qytet ka të ardhurat kryesore.

Nëse vjet gjatë kësaj periudhe Saranda ka qenë e mbushur me turistët e parë vendas dhe të huaj, këtë vit situata është krejt ndryshe për shkak të COVID-19, i cili ka izoluar të gjithë botën.

Për të shpëtuar ekonominë të gjitha shtetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që pushimet t’i bëjnë brenda vendit.

Kjo thirrje është bërë dhe në vendin tonë ku Kryeministri, Ministri i Turizmit, bashkë me të gjithë operatorët turistikë dhe kryetarët e bashkive u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të eksplorojnë atraksionet turistike që të ofron Shqipëria.

Një ndër kryetarët e bashkive që po promovon dhe po fton pushuesit shqiptar, por dhe ata kosovar është Adrian Gurma i Sarandës.

Si për mediat vendase ashtu dhe ato fqinje, Gurma u ka sugjeruar turistëve të zgjedhin Sarandën, si vendin ideal për të kaluar pushime mjaft të bukura.

Këtë vit Saranda do t’i mirëpresë turistët me paketa mjaft të leverdishme, pas marrveshjes së arritur me operatorët turistikë.

Saranda këtë vit do të ofrojë 20% ulje të çmimeve, ndryshe nga vitet e kaluar.

Një tjetër hapsirë që këtë vit do të jetë falas për pushuesit është vija tradicionale bregdetare e qytetit, e cila do të jetë e lirë për qytetarët.

Që nga porti deri te ish- hotel Butrinti këtë vit e gjitha do të jetë falas, pa asnjë lloj pagese nga qytetarët.

Kujtojmë gjithashtu, se Saranda është renditur nga “Tripadvisor” në vendin e dytë që duhet vizituar gjatë 2020.

Përveç detit të kristaltë, në Sarandë mund të vizitosh Syrin e Kaltër, Parkun Kombëtar të Butrintit, Ksamilin etj.

Ndaj, Saranda është një nga vendet ideale për të shijuar pushime të paharrueshme. /Sarandanews.com/