Ndalimi i zjarreve dhe kanabisit, prefekti Mamaj takim në Konispol
Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, ka vijuar takimet në kuadër të parandalimit të kultivimit të kanabisit.
Ndalesa e rradhës ka qenë në Konspol ku ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun Shauip Beqiri dhe drejtues të policisë dhe Prokurorisë.
“Në prezencën e Prefektit të Qarkut Vlorë, shefit të Komisariatit Sarandë, Kryeprokurorit të Rrethit Gjyqësor Sarandë si dhe instucionet përgjegjëse ligjzbatuese.
U zhvillua takimi me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër kanabisit si dhe parandalimin e zjarreve, referuar rrezikut nga rritja e temperaturave”, shkruan Shauip Beqiri pas takimit. /Sarandanews.com/
Në prezencën e Prefektit të Qarkut Vlorë,Shefit të Komisariatit Sarandë, Kryeprokurorit të Rrethit Gjyqësor Sarandë si…
Posted by Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri on Thursday, May 21, 2020