Mes mikpritjes, trashëgimisë kulturore e bukurive natyrore/ Delvina, destinacion i shkëlqyer turistik
Rehabilitimi i rrugës së Kalasës, në Delvinë do të sigurojë akses më të shpejt pranë resurseve të pasura natyrore që ofron kjo zonë, që e bëjnë një destinacion të shkëlqyer turistik në çdo kohë të vitit.
Me ujëra të kristalta, gjelbërim shekullor, produkte bio dhe njerëz mikpritës, zona e Delvinës ofron shumë për zhvillimin e turizmit familjar.
Duke folur për këtë pasuri natyrore, deputeti socialist i Qarkut të Vlorës, Alket Hyseni u shpreh se “nga Tatzati deri në Kopaçez e Bajkaj, natyra i ka falur Rrëzomës dhe Delvinës freskinë e ujërave të kristalta, gjelbërim shekullor, produkte bio dhe njerëz mikpritës”.
“Për pak ditë rehabilitohet edhe rruga dhe ju mirëpresim për një eksperiencë të paharrueshme”, apelon deputeti Hyseni.
Në Delvinë, janë të ndërthurura mrekullisht trashëgimia e së shkuarës me mrekullinë e natyrës.
Turizmi rural në zonën e Delvinës po merr zhvillim dhe një karakter më të organizuar, ndërkohë që kjo zonë përbën një ofertë të pasur për kombinimin e turizmit rural me atë kulturor.
Kalasa me burimin e lumit në Tatzat ofron gjelbërim të pakrahasueshëm dhe shijen fantastike të gatimeve tradicionale, freskia e lumit dhe peizazhi merr pas vizitimit të Kalasës” janë shprehur ata. Dhe sigurisht nuk mbetet pas as vizitimi i burimit të lumit në Tatzat.
Lumi i Kalasës është dega më e madhe e Bistricës në verilindje të Sarandës, me gjatësi 34 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 258 km2 dhe lartësi mesatare 531 m. Fillon në jug të malit të Galishtit dhe ndjek drejtimin nga juglindja. Nën Tatzat mbledh burime të mëdha karstike dhe pasi merr edhe ujërat e përroit të Delvinës dhe të Gajdarit përshkon fushën e Vurgut. Pjesa e sipërme e pellgut të Kalasës ka reliev malor me lartësira 1200-1800 m, e mesmja shtrihet në një reliev kodrinor, ndërsa ajo e poshtmja në fushën e Vurgut.
E vendosur mbi një pllajë malore, Delvina ndodhet në qendër të rrugëve kryesorë të jugut. Pranë detit në verë, por edhe pranë borës në dimër, qyteti është një destinacion i shkëlqyer turistik në çdo kohë të vitit.
Pak të njohur, por jashtëzakonisht të rrallë e të vlerësuar monumentet përreth qytetit. Manastiri i Kamenosë, dy kilometra larg Delvinës besohet se është ndërtuar rreth vitit 630 pas Krishtit dhe në të spikat një arkitekturë e rrallë bizantine.
Midis zonave që duhen vizituar absolutisht, Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan apo kompleksi i Xhermehallës, i përbërë nga objekte social-kulturore, xhamia, teqe, tyrbe, hamame, hane dhe mullinj për bluarjen e grurit.