Mbyllet pas dy orë e gjysmë protesta, Budina: Takohemi të mërkurën në 17:30

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paralajmëroi një tjetër protestë, të mërkurën në orën 17:30.

Në mbyllje të tubimit të kësaj të hënë, Robert Budina, njoftoi se protestat do të vazhdojnë.

Ai tha se dita e nesërme do të jetë pushim për shkak se komuniteti musliman feston Natën e Kadrit.

“Protestat do të vazhdojnë. Meqë nesër është një natë e madhe për muslimanët shihemi të mërkurën në orën 17:30”, tha Budina.