Kryemadhi stampon në bluzë aktorët e njohur: Do ta ringrejmë sërish tempullin e kolosëve
Me një fjali shumë shkurt në rrjetet sociale, edhe pse është në terren në mesin e protestueve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan: Vandalët e shëmbën, por do ta ringrejmë sërish tempullin e këtyre kolosëve.
Ajo që vihet re është bluzja që ajo mban veshur, ku ka të stampuar portrete të aktorëve që kanë kontribuar për Teatrin, si Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, Drita Pelinku, Violeta Manushi, Bujar Lako, Agim Qirjaqi.