Klosi video-konferencë me ministrat e Turizmit të rajonit: Diskutohet hapja e kufijve dhe promovimi i destinacioneve turistike të sigurta
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e Turizmit të rajonit, ku diskutuam mbi përpjekjet e përbashkëta për promovimin e turizmit të vendeve tona.
Po ashtu në në këtë video-konferencë u diskutua edhe mbi hapat që duhet të ndërmerren, në respekt të vendimeve të organeve të shëndetësisë, për hapjen e kufijve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.
“Këto janë elemente të rëndësishme në rivitalizimin e industrisë së turizmit, e cila është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së rajonit”, tha Klosi.
Ai theksoi rëndësinë e promovimit të destinacioneve turistike atraktive dhe të sigurta pas periudhës së pandemisë.