Kapet në Sarandë një motor i vjedhur në Greqi, arrestohet 51-vjeçari
Është kapur në Sarandë një motor të vjedhur në Greqi.
Operacioni i policisë është zhvilluar në Livadhaja, ku është kapur mjeti i markës “Kawasaki”, pa targa.
Mësohet se motori ishte vjedhur një ditë më parë në Greqi dhe ishte kaluar nga kufiri i gjelbër në territorin shqiptar.
Ndërkohë, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, Pajtim Allkushaj, 51 vjeç, që rezulton të jetë me precedentë të shumëfishtë penale.
Ai akuzohet për veprën penale “Trafik i mjeteve motorike”.