Ja cilat janë 6 taksat që operatorët turistikë i kërkuan bashkisë Sarandë për t’i rishikuar
Ditën e djeshme në Sarandë operatorët turistikë organizuan një takim me kryetarin e bashkisë Adrian Gurma, për të diskutuar rreth problematikave në nisje të sezonit të ri turistik, i cili këtë vit është nga më të goditurit për shkak të virusit.
Një nga kërkesat kryesore drejtuar pushtetit lokal nga ana e Shoqatës së Operatorëve ishte rishikimi i taksave.
Gjashtë ishte numri i taksave që operatorët turistikë i paraqitën kreut të bashkisë për t’i rishikuar në këtë periudhë krize.
Më poshtë po përcjellim se cilat janë ato taksa:
1- Taksat vendore
2- Taksa e fjetjes
3- Taksa e pastrimit
4- Taksa e ndërtesës
5- Taksa e parkimit të autobusëve brenda territorit të bashkisë
6- Shtyrje të pagesës së kësteve të kredive
/Sarandanews.com/