Gjirokastër, një person i plagosur në fshatin Valare
Ngjarja që fillimisht u raportua si plagosje me armë në fshatin Valare të Gjirokastrës, në fakt është krejt ndryshe.
Bëhet fjalë për një aksident. Shtetasi Nesti Prifti nga fshati Karjan i Lunxhërisë, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në fshatin Valare ka goditur disa lopë që ishin duke kaluar rrugën.
Nga forca e përplasjes, por edhe nga frika, ai ka humbur ndjenjat.
Menjëherë e kanë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.