Eksperti italian: Virusi nuk transmetohet në det, por çfarë nuk duhet të bëni
Virusi nuk transmetohet në ujë, në lumë apo në det. Këtë ka deklaruar drejtori i departamentit klinik dhe kërkimor për sëmundjet infektive në spitalin Spallanzani.
Gjatë një konference me video me zyrtarë të lartë italianë ai dha lajmin e mirë për plazhet dhe pushuesit që kishin frikë të futeshin në det nga infektimi i koronavirusit.
Petrosillo shpjegoi: “Edhe nëse një person i infektuar do të futej të lahej, nuk do e shpërndante virusin në ujë. Në det gjithçka e humb fuqinë. Por ai sqaroi se mirë do të ishte të mos notosh ballë për ballë me një person tjetër, pasi mund të të infektojë me spërkla. Por thelbi është se uji i detit në vetvete nuk është mjet infeksioni apo transmetueshmërie të infeksionit.
Në shumë shtete janë vendosur rregullat për plazhet, çadrat me distancë dhe jo persona jo nga e njëjta familje në një çadër.
Distancimi social është në fuqi, po ashtu maska kur shkon në një dyqan pranë plazhit për të blerë diçka.
Distanca e çadrave në Itali është 5 metër, ndërsa mes çadrave në të njëjtin rresht është 4.5 metër larg tjetrës.
Aktivitetet në grup si lojërat në plazh do të vijojë të jenë të ndaluara. Por rëndësi ka që plazh do të bëjmë dhe në det do futemi pa merak.
Kryeministri Rama sot njoftoi se brenda majit Shqiqëra do të jetë e lirë nga masat, ndërsa për turizmin dhe sezonin e plazhit njoftoi se po bëhen përgatitjet. Datë nuk ka se kur do çelë zyrtarisht.