Edhe lejet për çadrat në plazh do të merren në E-albania
Pandemia e Covid-19 do të ndryshojë edhe mënyrën e menaxhimit të plazheve në gjithë vendin. Këtë vit operatorët turistik do të aplikojnë në e-albania për kontratat e reja.
Operatorët turistikë, të cilët menaxhojnë plazhet private dhe që kanë aplikuar pranë bashkive në muajin mars, do të riaplikojnë sërish në e-albania nisur nga java e ardhshme e deri në fund të qershorit.
Kujtojmë se pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga data 1 qershor do të vijnë turistët e parë në hotele dhe më 10 qershor plazhet do të hapen për të gjithë pushuesit vendas e të huaj.