DOKUMENTET/ Artur Roshi i përgjigjet emisionit “STOP”: Drejtoi opinionin publik drejt një tymnaje të paqenë dhe jo drejt të vërtetës
Deputeti Artur Roshi, i është përgjigjur emisionit “STOP” në lidhje me punimet në lagjen 4 në Sarandë.
Roshi ka publikuar dokumentat se si qëndron e vërteta dhe shpreh indinjatën e tij se si emisioni “STOP” gaboi, duke mos treguar realisht të vërtetën, pasi nuk i ballafaqoi të dyja palët, por mbajti anën e vetëm njërës pal.
MË POSHTË REAGIMI I PLOTË I ARTUR ROSHIT.
Emisioni “STOP”, mbrëmë gaboi
Mbëmë emisoni “STOP” në Tv Klan trajtoi një çështje në Sarandë,ku pjesë e saj jam edhe unë.Fokusi i emisionit ishte ” Bllokimi i një rruge publike për ta përvetësuar si pronë” nga deputeti Artur Roshi.
Përveç shprehjeve sporadike pa lidhje logjike,ndërtimi i fabulës së emisionit ishte se,e drejta e kalimit është e patjetërsueshme dhe e drejta e përvetësimit të rrugës publike është një absurditet.
Me moralin e fabulës nuk besoj se gjen një njeri të vetëm që të jetë kundër,por problemi qëndron se fabula ngrihet mbi të vërtetën apo mbi trillimin.
Unë pranoj faktin se dhe drejtuesit e emisionit “STOP”,janë qenie njerëzore dhe fustrohen nga opinioni negativ,si rrjedhojë e masbesimit që ka në përgjithësi shoqëria shqiptare ndaj politikës dhe ndaj deputetëve si aktorë të saj.
Bie dakort edhe me kapjen ndaj fjalëve të veçuara jashtë kontekstit,për ti kthyer ato në elementë artistikë,të cilët përçojnë humor tek publiku.
Ajo që nuk bie dakort është se ky emision nuk i kaloi as tagent të vërtetës (të kishte një pikë kontakti me të),dhe nuk mund të bie dakort me ngritjen e një realiteti që të paqenë për publikun.
A besojnë vërtetë drejtuesit e emisionit “STOP” se ka njerëz që thjesht interesohen vetëm për “publiken” pa lidhje me interesa personale,në shoqëri të prapambetura si e jona ?
Në realitetin e sotëm NE ende nuk kemi vendosur raporte të qëndrueshme midis “publikes”dhe “privates” si çdo vend i zhvilluar.Sot në psikologjinë tonë rëndon akoma pesha e “publikes” jo me madhësinë që duhet dhe na nevoitet si shoqëri,por thjesht në termat abuzues nga njerëz skutha-pelivanë që duan të përfitojnë në emër të saj.
Kush është motivimi që shtetasi Ardit Cikuli ka prishur murin rrethues të pronës së tij,duke bashkuar pronën e tij me “pronën publike” ?
Dashuria për publiken apo dashuria për përfitimin e palzhit në vijën e parë të detit ?
Sipas VKM,kontratat e plazheve përfitohen nga hotelet në vijën e parë, ndërsa shtetasi Ardit Cikuli e ka shtëpinë e banimit në vijën e dytë dhe duke e bashkuar me publiken,kërkon të bëhet pretendent për një kontratë plazhi.
A besojnë vërtet drejtuesit e emisionit “STOP” se deputeti i Opozitës ka pushtet ndikues mbi Bashkitë dhe Institucionet shtetërore ?
Në se do kisha pushtet punimet e mia për shtrimin e rrugës nuk do ishin ndërprerë nga një tel tek 129, dhe nga një inspektor Bashkie,që bënte interpretime mbi lejen e ndërtimit duke qenë dikur këpucar dhe sot më sqaron mua, që si inxhiner dhe si ish anëtar i grupit të zhvillimit strategjik të Tiranës nuk i kuptoj gjërat rreth ndërtimeve.
A besojnë vërtet drejtuesit e emisionit “STOP”, se unë mund të jem në një nivel të tillë sa të bllokoj rrugën ?
Kërkesa ime dt.28.02.2020 në Bashki për Leje të Ndërtimit,të rrugës në fjalë tregon të kundërtën.(bashkëngjitur foto e kërkesës për leje).
Leja “Autorizim”Nr.34Prot,dt.29.04.2020 për të shtruar rrugën sipas vendimit të gjykatës “Servitutë Kalimi”tregon se kisha Leje ndërtimi dhe jo siç thoshte inspektori i Bashkisë,që nuk e njihte lejen e dhënë nga institucioni ku ai punon.(bashkëngjitur foto e lejes)
E vërteta është se unë e ndërtoja rrugën(bordurat e betoni në vidio ishin për këtë punë),pra nuk e bllokoja,zaptoja për interesa të miat.
Lind pyetja pse ky shtetas nuk e do këtë rrugë dhe përdor lloj-lloj makinacioni për ta penguar ?
Është shumë e qartë,sepse rruga bën ndarjen e pronës së tij nga ajo “publike” dhe i humbasin pretendimet për të përfituar nga prona publike që është poshtë rrugës.(për ta shfrytëzuar atë duke vendosur tavolina rreth parkut që fantazon të krijojë dhe nuk mund të përfitojë as kontratë plazhi sipas VKM).
Përfundimisht: Emisioni “STOP” dje duke u mbështetur vetëm një pretendim për përfitime malinje personale të një shtetasit Ardit Cikuli në Sarandë,e drejtoi opinionin publik drejt një tymnaje të paqenë dhe jo drejt të vërtetës,si dhe cënoi moralin tim publik,kur nuk e meritoj një të tillë.
Ajo që më bëri përshtypje ishte se pse nuk ballafaqoi të dy palët qytetarin e vetëm(dhe jo qytetarët) dhe opinionin tim,gjë që e bën kryesisht.
Ndoshta e justifikojnë me ftesën që më bënë për të qenë të martën i ftuar në emisionin e tyre.
Përgjigjia ime është se do të marr pjesë në emisionin e tyre,sepse i vlerësoj shumë votat e njerëzve publikë dhe veç votës që do më japë Sajmiri,(siç tha në emision)do të marr edhe votën e Gentit.
Sot rruga që nisa duke respektuar ligjin përfundoi.
Ne foto poshtë do jetë si ishte rruga dhe si u bë.
A.Roshi