DETAJET/ Policia e Vlorës me dorë të ‘hekurt’, arrestohen 6 persona, 2 nga Saranda
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale.
Një prej 6 të arrestuarve është S. K., 23 vjeç, banues në Vlorë. I riu u kap në lagjen “Osmën Haxhiu” Vlorë, pasi dyshohet të ketë përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.
Personat e arrestuar akuzohen për ndërtim pa leje, drejtim të motorrit pa targa, njëri ka vjedhur një aparat celular shtetasit G.L, një tjetër ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe një person për shkelje të vendimit të masës “Arrest në shtëpi”.
DETAJE nga policia: Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore, gjatë fundjavës Policia e Vlorës ka arrestuar në fagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, si më poshtë:
I. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje dhe duke përfituar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.
—-
P. A., 51 vjeç, banues në Metoq, Sarandë.
Ky shtetas u kap duke drejtuar motorrin pa targa, mjet për të cilin nga verifikimet e kryera rezulton i vjedhur në shtetin Grek.
—-
J. K., 43 vjeç, banues në Livadhja, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular shtetasit G.L.
—-
E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap në lagjen “Pavarësia” Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
—-
S. K., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap në lagjen “Osmën Haxhiu” Vlorë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se 23 vjeçari dyshohet të ketë përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.
—-
K. J., 51 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.
Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.