Deputeti nga Saranda ngre parrullat në Kuvend: Shteti të reagojë për 38 shqiptarët e vrarë në Greqi
Deputeti i opozitës së re Kristaq Papa ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen.
Ndërsa këtë të enjte ai ka ngritur në mënyrë simbolike tre parrulla në Kuvend.
Deputeti kërkon që shteti të reagojë për vdekjen e 38 shqiptarëve në Greqi.
“Asnje reagim gjatë këtyre dy vjetëve ku në Greqi kanë vdekur 38 shqiptarë, për efekt të jë dhune të madhe.
Qoftë në burgje apo parqe. Kërkoj një reagim nga shteti dhe parlamenti për të mbrojtur shqiptarë.
Në mënyrë modeste kam përgatitur tre parruga, ku u them “stop vrasjes së shqiptarëve në Greqi”.
OKB dhe SHBA të ndalin racizmin grek ndaj shqiptarëve autoktonë. Gjykatat evropiane të dënojnë gjenocidin grek”, tha ai.