Deputeti nga Saranda: Jemi një grup “xhentilmenësh” këtu, na jepni fjalën
Deputeti Kostaq Papa pati një kërkesë ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi në fillimin e seancës së sotme.
Me një lutje duke e quajtur veten “xhentilmenësh”, Papa kërkoi nga Ruçi që t’i japin më tepër fjalën që të parashtrojnë idetë e tyre në Kuvend.
“Jemi një grup xhentilmenësh këtu dhe do të ishte mirë që të na jepej fjala më tepër dhe më lehtë”, tha Papa në Kuvend, ndërkohë që pritet fillimi i interpelancës me kryeministrin Rama për prishjen e teatrit.