Bllokohet hyrja e Delvinës, shkak punimet tek ujësjellësi
Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit tek Ura e Vrizit, hyrja për në qytet do të jetë e ndaluar.
Lajmi është dhënë nga bashkia Delvinë e cila shkruan:
“Bashkia Delvinë Ju njofton se ditën e sotme nga ora 21:00 deri në orën 04:00 nuk do të jetë e mundur hyrja për në qytet si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit te Ura e Vrizit!”, thuhet në njoftim. /Sarandanews.com/