Vlorë, finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Ramica”
Goditet një rast i posedimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen lëndë narkotike dhe fara cannabisi.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër posedimit të lëndëve narkotike, i koduar “Ramica”.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë në banesë, shtetasi S. G., banues në fshatin Ramicë, Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të këtij shtetasi në fshatin Ramicë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kg e 200 gr. cannabis sativa, si dhe disa fara të të njëjtit lloj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.