VIDEO/ Frika nga koronavirusi, flasin emigrantët e izoluar tek hoteli në Gjirokastër
30 shtetas shqiptar, të cilët mbërritën nga Selaniku i Greqisë një javë më parë, tashmë janë karantinuar në një nga hotelet të qytetin e Gjirokastrës.
Ndërsa u ka mbetur edhe një javë karantinim një prej 30 emigrantëve, Stefan Nikolla shprehet pasi bënë tamponët dhe rezultuan negativ, për ta masat e marra janë të panevojshme.
30 emigrantët kanë hyrë përmes pikës kufitare të Kakavijë.
Ndërsa, në të njëjtin hotel ku qëndrojnë të karantinuar këta shtetsa shqiptarë ka ende dhoma bosh në pritje të ardhjes së emigrantëve të tjerë nga Greqia.
Sikundër u bë me dije më herët nga kryeministri Rama se qeveria ka bërë gati një paketë për fazën e dytë të riatdhesimeve që do të nisë ditën e shtunë në datë 18 Prill.
Këtë të enjte, në Kakavijë orët e para të mengjesit mbërritën edhe 15 emigrantë të tjerë, kryesisht punëtorë sezonal.
Janë afrërsisht 130 emigrantë, që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme.
Disa prej të cilëve, të ndaluar nga uniformat blu, ku më pas janë dërguar për karantinim në hotel për 14 ditë.