VIDEO/ Flamingot fluturojnë mbi ujrat e Lagunës së Nartës në Vlorë

Flamingot fluturojnë mbi ujrat e Lagunës së Nartës në Vlorë, një nga zonat më të pasura me zogj në Shqipëri.

Agjensia e Zonave të Mbrojtura në Vlorë thotë se numri është rritur këtë vit duke shkuar në mbi 3 mijë.

Pandemia e koronavirusit sipas biologëve ka ulur veprimin e njerëzve në natyrë duke krijuar qetësi për shumë zogj shtegëtarë që rikthehen në Shqipëri pas migrimit në Afrikë dhe vendet e largëta.

????Flamingot fluturojnë mbi ujrat e Lagunës së Nartës në Vlorë, një nga zonat më të pasura me zogj në Shqipëri. Agjensia e…

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Thursday, April 30, 2020