Vetëm në dy qarqe në të gjithë Shqipërinë koronavirusi ende nuk është shfaqur
Vetëm në dy, nga 12 qarqet e Shqipërisë nuk është regjistruar deri më tani asnjë rast i koronavirusit.
Fjala është për Dibrën dhe Gjirokastrën, ku rastet e raportuara janë zero, por edhe numri i testeve është shumë i vogël.
Për 177,846 banorë që ka qarku i Dibrës (sipas të dhënave zyrtare), të përqëndruar kryesisht në qytetet e Peshkopisë, Burrelit, Klosit dhe Bulqizës janë realizuar vetëm 10 teste. Asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
Edhe në qarkun e Gjirokastrës paraqitet një situatë e njejtë. Për 62,952 banorë të përqëndruar kryesisht në qytetet e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit janë realizuar 15 teste dhe asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
Numri më i madh i teste për Covid-19 është në Tiranë me 1384 të tilla, e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me 281 dhe 171.
236 është numri i rasteve aktive në Shqipëri të personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 104 të tjerë konsiderohen tashmë të shëruar. Numri i vdekjeve arriti dje në 21 persona.