UGSH Sarandë thirrje gazetarëve: Bëni kujdes maksimal ndaj COVID-19!
Unioni i Gazetareve Shqiptare, Dega Sarande, pëmes një deklarate ka bërë thirrje që gjithë gazetarët e rajonit të kenë kujdes maksimal ndaj COVID-19
Deklarata e UGSH Sarandë.
Unioni i Gazetareve Shqiptare, Dega Sarande, ju drejtohet gjithe anetareve te vet, gazetareve dhe gjithe punonjesve te medias ne rajonin tone: Tregoni pergjegjesi te shtuar dhe beni kujdes maksimal ndaj COVID-19!
Rreziku eshte me i madh se kurre. Numri 333, qe shenon numrin e te prekurve sot, eshte vetiu nje numer alarmi ne nivel serioz.
Pavaresisht se Saranda, Delvina etj., nuk kane te rregjistruar ende “pacientin zero”, nuk na lejohet te ulim kujdesin per vetembrojtje dhe per te mos kerkuar te njejten gje nga njerezit qe na rrethojne, duke nisur nga familjaret dhe koleget tane.
Shumefishimi I kujdesit, ben vetem mire.
UGSH, dega Sarande, apelon per forcim te regjimit mbrojtes, duke respektuar dhe kerkuar nga cdo koleg, te beje te njejten gje ne zbatim te masave specifike mbrojtese.
U drejtojme nje apel strujturave te Shendetit Publik dhe subjekteve private qe operojne ne kete fushe, qe, ashtu sic kane bere ne nisje te betejes se perbashket me COVID 19, te ndihmojne me mjete mbrojtese, si maska, dorashka, dezinfektante etj., grupin e reportereve vendore, qe jane njesoj te rrezikuar si bluzat e bardha.
Kolege te nderuar! Duke cmuar si shume te dobishme punen e kryer nga secili prej jush e sidomos nga reporteret e terrenit, ju kujtojme te jeni me shume te kujdesshem dhe aspak neglizhues te masave mbrojtese.
Sa me ne rregull te jemi me rregullat, aq me te lehte e bejme kalimin e pandemise vdekjeprurese.
Nga stafet redaksionale dhe gjithe koleget, kerkojme te vleresojne si shume te rendesishem komunikimin per cdo rast kolegu dhe per cdo nevoje te familjareve te tyre.
Me solidaritet te perhershem mes nesh,
DEGA E UGSH SARANDE