Tendenca në rënie, 525 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

Një lajm i mirë mund të konsiderohet tendenca rënie përsa i përket numrin të viktimave në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 525 persona me COVID-19 (dje ishte 766), duke e çuar numrin në total në 15,887, numri më i lartë i fataliteteve në botë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 128,948 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, ose +4,316 më shumë nga dje (sërish në rënie).

Janë 21,815 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, janë 91,246 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,977 prej tyre në gjendje kritike.

***

Koronavirusi në botë

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,244,321 të infektuar, me 67,851 vdekje dhe të shëruar 256,467.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  322,995 raste (9,149 vdekje), të ndjekura nga Spanja (130,759 raste/ 12,418 vdekje) dhe Italia (128,948 raste/ 15,887 vdekje).

Kina, vendi i parë i prekur nga COVID-19  edhe ku nisi përhapja e tij në të gjithë botën, me 81,669 raste (3,329) tashmë është renditet në vendin e gjashtë persa i përket numrit të të infektuarve, pas Gjermanisë (98,737 raste/ 1,523 viktima) dhe Francës (89,953 raste / 7,560 viktima).