Të moshuarit thyejnë rregullat e pandemisë në Vlorë, në rrugë për pensionin e ushqimet
Shtresa më e rrezikuar ndaj koronavirusit rezulton të jetë edhe ajo më e pabindur ndaj kufizimeve të qarkullimit.
Pensionistët në Vlorë nuk ngurrojnë as të shkojnë në radhë për të marrë pensionin dhe as të dalin për të bërë pazare.
Disa prej tyre shprehen se askush nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre për shërbimet e përditshme, ndërsa ka edhe nga ata që shprehen se kanë jetuar boll dhe nuk do të burgosen tani në pleqëri.
Pavarësisht masave të marra nga pushteti lokal për t’u shërbyer në shtëpi pensionistëve, duke u dërguar pensionin, ushqime dhe ilaçe, sërish një numër i konsiderueshëm pensionistësh detyrohen të dalin vetë për të kryer nevojat e përditshme.