Të izoluar tek hoteli në Kakavijë, dalin analizat për 14 shqiptarë të kthyer nga Greqia
Kanë dalë sot përgjigjet e tamponit që iu mor një ditë më parë 14 shqiptarëve të kthyer nga Greqia, të cilët janë karantinuar me detyrim tek një hotel pranë pikës kufitare të Kakavijës.
Ata nuk kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi. Gjirokastra është tashmë një nga dy qytet, bashkë me Korcën, ku do të vendosen emigrantët e kthyer nga Greqia, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë në hotel me shpenzimet e veta.
Vec Kakavijës, një hotel tjetër është përzgjedhur në Gjirokastër, pranë liqenit të Viroit.
Cdo person që vjen nga Greqia, e ka detyrim të qëndrojë në këto hotele për 14 ditë me radhë. Deri më tani Gjirokastra s’ka asnjë rast të infektuar me koronavirus.