“Shtetrrethimi”, nga sot në 17:30 deri të hënë në 05:00 Saranda dhe Shqipëria në karantinë
Nga dita e sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, Saranda dhe e gjithë Shqipëtia do të futet në karantinë.
Deri të hënën në 05:00 nuk lejohet që të dal asnjë qytetar nga shtëpia dhe çdo aktivitet do të jetë mbyllur.
Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar duhet të ketë marrë një autorizim.
Sa i përket personave, që sot duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar se lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites.