SHIFRAT/ Rriten numrat e testimeve në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër
Ministria e Shëndetsisë publikoi sot përdistimet e reja përsa i përket të prekurve me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3877 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 446 raste.
Ndërkohë, në qarkun Vlorë janë rritur numrat e testimeve. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në qarkun Vlorë janë kryer gjithësej 150 testime, ku nga 6 raste zyrtare, 4 janë shëruar dhe 1 ka ndërruar jetë.
Sa i përket qarkut Gjirokastër, numri i testimeve ka shkuar në 69.
Nga të gjitha përgjigjet e mbërritura asnjë qytetar nuk ka rezltuar pozitiv me COVID-19. /Sarandanews.com/