Sarandë, vendosen pikat e verdha në gjithë pikat kryesore ku qytetarët marrin shërbime
Bashkia e Sarandës, shtrin planin e masave të marra në ruajtjen e distancimit social mes njerëzve në radhë.
Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka publikuar pamjet nga vendosja e pikave të verdha në gjithë pikat kryesore të qytetit ku qytetarët marrin shërbime, me qëllim ruajtjen e distancimit social.
“Sapo përfunduam në Sarandë me vendosjen e shenjave orientuese ➡️dhe barrierave ????për distancimin fizik dhe shmangien e grumbullimeve në tregun e fruta-perimeve????????????,si dhe me vendosjen e shenjave orientuese në hyrje të Bashkisë, në hyrjet e bankave të nivelit të dytë, supermarketeve, dyqanëve të kompanive celulare ????apo të internetit, vende ku janë vërejtur edhe më shumë grumbullime në këto ditë.
Do të vazhdojmë më tej me të njëjtin ritëm në Ksamil dhe në të gjithë territorin e Bashkisë.
Nga dita e nesërme me shumë rregull në këto hapësira, për të mbrojtur veten dhe të tjerët përreth.
Ecim➡️
#Rrininështëpi????Ne jemi pranë jush.
#Sëbashkudotiadalim????????”, shkruan Gurma teksa publikon foto e më poshtme. /Sarandanews.com/