Sarandë, Gjergj Imeraj sqaron akuzat për përdhunim: Vajza ka denoncuar shumë njerëz, po hakmerret ndaj prindërve

SARANDË– Avokati mbrojtës i të akuzuarit për përdhunim Bajram Tusha, Gjergji Imeraj, është shprehur se klienti i tij vua nga probleme psiqike dhe se se vuan nga humbja e kujtesës.

Në një deklaratë për mediat, avokati mësohet të ketë sqaruar se kallëzimi është bërë pasi vajza është shtyrë nga i dashuri i saj si hakmarrje ndaj prindërve.

Avokati shton më tej se vajza ka kallëzuar, jo vetëm 72-vjeçarin, por edhe babain e saj, e miq të familjes, të cilët i akuzon se kanë abuzuar me të.

Sapo ka përfunduar masa e sigurisë që ka të bëjë me të dyshuarin i cili akuzohet për veprën penale të abuzimit seksual me të mitur. Prokuroria e rrethit Sarandë kërkoi arrestin me burg dhe vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të klientit tim.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura u vërtetuan këto fakte: gjithë historia është ngritur mbi kallëzimin e të miturës dhe të dashurit të saj, të cilët të dy bashkë dhe veç e veç, të cilët akuzonin prindërit, babain (e mitura), të ndaluarin, dhe persona të tjerë, se kishin abuzuar seksualisht.

Prokuroria kishte kryer veprime të tjera, një prej tyre ishte dhe përgjimi ambiental i cili nuk jepte ndonjë fakt për atë çfarë dyshohet. Gjatë debatit i parashtruam prokurorisë dhe policisë gjyqësore që të tentonin dhe të vazhdonin të hetonin shkaqet e kallëzimit. Çfarë kanë personat mes njëri-tjetrit, cilat janë kontradiktat midis kallëzueses dhe familjes.

U vërtetua në sallë të gjyqit se vajza kishte 2 javë që kishte ikur nga shtëpia dhe ishte vendosur te shtëpia e Gentjan Rucit. Në të njëjtën kohë familja ishin paraqitur  disa herë pranë shkollës dhe pranë shtëpisë së Gentjan Rucit, dhe i kishin kërkuar këtij të fundit, që të largohej nga vajza e tyre. Këto ishin shkaqet që sipas mendimit tonë kishin sjellë pasojën e një kallëzimi që nuk vërtetohet se ngjarja ka ndodhur vërtetë.

Gjatë seancës gjyqësore i  dyshuari ka thënë vetëm një deklaratë, “se ishte në burg vetëm për shkak se këtë familje e kishte ndihmuar, për më tepër motrën e të miturës e kishte nuse për djalin”. Pra krijohet bindja se kallëzimi është bërë thjesht si shtytje, ose është detyruar nga një person i cili njihet si i dashuri i të  miturës,”– thotë avokati.

Intervista nga AbcNews

Pjesë nga Intervista

Pyetje: Në përgjimin ambiental cilët kanë qenë personat e policisë?

Avokati: Nuk mund të jap emra por janë persona që janë përmendur në kallëzimin e të miturës. Sipas nesh kallëzimi kishte lidhje jo vetëm me babain dhe mamanë e saj por edhe me miq të familjes. Familja është duke marrë masat, dhe është duke bërë procedura të tjera, që kanë të bëjnë me vepra penale detyruese ndaj vajzës, që ka bërë një kallëzim të rremë. Prindërit dyshojnë se ky person e ka shtyrë vajzën të bëjë këtë kallëzim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Prokuroria çfarë kërkon?

Avokati: Kërkon kohën e domosdoshme për të kryer hetime të tjera që ajo mendon si të domosdoshme; si hetime për ekzaminimin psikiatrik të të gjithë personave që janë kallëzuar, por edhe të kallëzuesve sepse të dhënat janë kontradiktore në atë çfarë janë deklaruar.

Pyetje: Nga të dhënat e familjarëve mësohet se gjendja e 70 vjecarit është e rënduar, si është ai ?

Avokati: Ai vazhdon në një gjendje të rënduar. Ne i kërkuam prokurorisë dhe gjykatës që ta kalojë menjëherë përpara një komisioni mjeko-ligjor për një vlerësim të përgjithshëm, sepse në fund të fundit mosha që ka dhe paraqitja e tij tregonte gjendje të rënduar.

Pyetje: A ka qenë i vetëdijshëm në atë çfarë thoshte në gjyq?

Avokati: Sot ka qenë më i qetë por sot në polici, në momentin që është marrë në pyetje, ka qenë i pavetëdijshëm. Familjarët e tij thonë se vuan nga humbja e kujtesës dhe për shkak të moshës, dhe për shkak të vështirësive të jetës.

Historia e 17-vjeçares së përdhunuar në Sarandë, të paktën sipas akuzave të ngritur nga vetë adoleshentja, ka marrë një drejtim krejt të paqartë. 17-vjeçarja tashmë ka një urdhër mbrojtje për prindërit e saj, të cilët nuk lejohen tashmë që t’i afrohen të bijës. Kjo ka ardhur pas deklaratës së bërë nga vetë adoleshentja,e cila pas Bajram Tushës, ka akuzuar edhe të atin për përdhunim. Prindërit e vajzës i kanë mohuar të gjitha deklaratat e të bijës dhe shprehen se edhe 72-vjeçari Bajram Tusha është i pafajshëm. Aktualisht 17-vjeçarja, ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.