Rama, ftesë Bashës: Të bashkojmë forcat
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një apel kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të bashkuar forcat në luftën kundër koronavirusit.
“Të bashkojmë forcat, të ballafaqojmë vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimit të tyre.
T’i flasim popullit me një zë për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, tha Rama.
“Uroj që ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhër.
Sapo kemi kaluar mesin e tunelit dhe vetëm një fije e hollë na ndan nga ecja drejt daljes apo ecja mbrapsht në qorrsokak”, shtoi kreu i qeverisë.