Pse nuk ka të infektuar në jug? Ja çfarë thot mjeku Pipero
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” për situatën e koronavirusit në vend. “Ne e kemi kaluar pjesën më të vështirë të kësaj karantine.
Besoj fortë se edhe pse ka disa masa lehtësuese nga qeveria, që besoj se do lehtësohen më shumë, kemi nxjerrë disa mësime të rëndësishme. T’i zbatojmë këto masa që ta kalojmë sa më shumë këtë epidemi. Trendi i kurbës është i qëndrueshëm, në rënie, ndonëse ka disa luhatje”, ka thënë Pipero.
“Kjo është një sëmundje kryesisht urbane, jo se Gjirokastra nuk është urbane, por ku ka më shumë grumbullime njerëzish, më shumë lëvizje. Atje ku ka më shumë respektim të masave të marra nga qeveria ka më pak raste. Të sjellim në vëmendje rastin e Shkodrës, do thosha është një shembull i keq për të gjithë ne. Nuk ka qenë vetëm varrimi, ka pasur disa raste, ka pasur lokale të hapura, njerëz që shkonin në pazare sikur nuk ka asgjë.
Papërgjegjshmëri e pafalshme e qytetarëve të Shkodrës”, ka thënë Pipero, kur u pyet përse nuk ka pasur raste me koronavirus në jug të vendit.
“Unë kam parë Shkodrën dhe edhe pak më lartë se Shkodër, nuk ka asnjë rast. Është e rëndësishme ushqimi dhe uji që pijnë. Në zonën e mbi Shkodrës, aty ka një burim të famshëm kurativ. Kam folur dhe me një profesor, ky ujë është kurativ. Ka pasur një batalion ushtarak që qëndronte në Shkodër në shekullin e 20 dhe u sëmurën. I vjen një shënim nga Austria dhe u thonë se duhet të pinin ujin nga ky burim. Për një kohë të shkurtër ata u shëruan.
Unë i besoj se edhe ujrat kurative që ne kemi janë shumë të dobishëm. Për ata që nuk shkojnë, ky ujë ambalazhohet dhe është uji “Alpin” që pihet”, ka thënë Arjan Çuri, duke sjellë një rast. “Të gjithë biem dakord që mënyra e të ushqyerit, e të jetuarit, klima, respektimi i masave të qeverisë, secili nga ato luan rolin e tij në kufizimin apo shpërndarjen e infektimin e qytetarëve.
Ndoshta uji mund të jetë një faktor të rëndësishëm, por nuk kam asnjë referencë për të thënë po apo jo.
Nuk mund të provoj konstatimin e asaj që thotë Çuri nga historia. Megjithatë, duhet të merret në konsideratë kjo dhe duhet studiuar.
Unë besoj që post epidemia do ngrejë shumë pikëpyetje dhe do bëhen shumë studime, kryesisht specialistë të shëndetit publik. Do ketë shumë çështje që kjo epidemi ka shtruar në tavolinë”, ka thënë Pipero.