Pipero: Lajm shumë i mirë, të hënën nis analiza serologjike me personelin

Mjeku Pëllumb Pipero, ndau në një lidhje në emisionin “Opinion” një lajm që sapo kishte marr. Është fjala për kryerjen e analizës serologjike, e cila tregon nivelin e antitrupave COVID-19 në gjakun e personave. Sipas Piperos, kjo analizë do të nisë të hënën me stafin e QSUT.

“Sapo më erdhi një njoftim që të hënën fillon analiza serologjike me personelin e QSUT dhe besoj edhe  me personelin e COVID 2, për të parë ekspozimin dhe nivelin e mbrojtjes dhe për të ditur më shumë rreth situtës qarkulluese të virusit. Është një lajm shumë i mirë që duhet përshëndetur”, tha Pipero duke deklaruar që ky është një vendim I Ministrisë së Shëndetësisë.

“Besoj se në një javë analiza mund të merren të dhëna të rëndësishme opër të marr vendime se si do të vazjdojë më pas”, u shpreh Pipero.

Kryerja e analizës serologjike, u sugjerua edhe nga ish-Ministri I shëndetësisë Leonard Solis, si një process që ndikon në identifikimin e personave që kanë patur kontakt me virusin.