Përgjysmohen vdekjet ditore në Itali, 260 viktima në 24 orë, bie edhe numri i infektimeve të reja
Shifra shpresëdhënëse vijnë këtë të diel nga Italia ku në 24 orët e fundit numri i viktimave nga koronavirusi gati është përgjysmuar në raport me një ditë më parë.
Autoritetet italiane raportuan ditën e sotme se janë shënuar 260 viktima nga COVID-19, ndërsa dje u regjistruan 415 viktima.
Numri total i vdekjeve që prej infektimeve të para ka arritur në 26,644. Po sot, janë zbuluar edhe 2,324 infektime të reja ndërsa numri total i rasteve në shtetin fqinj është 197,675.
Kjo është dita e parë pas shumë javësh, që numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi bie në këtë shifër.