Nënat me fëmijë i japin gjallëri rrugëve dhe parqeve të Sarandës
Që kur Shqipëria u vendos në shtetrrethim për shkak të koronavirusit, të dielave nuk është lejuar asnjë levizje.
Por sot nënat me fëmijët e tyre deri në moshën 10 vjeç janë të vetmit që mund të dalin për shëtitje, në orarin 05:00 deri në orën 11:00.
Në Sarandë ka qenë një numër i lartë i nënave që bashkë me fëmijet e tyre kanë shfrytëzuar fashon e orarit për të shijuar kohën e lirë.
Saranda, ishte e gjallëruar nga nga fëmijët, të cilët bashkë me nënat e tyre kishin mbushur rrugët dhe parqet kryesore të qytetit që u mbush me fëmijë dhe nëna që pas më shumë se një muaji në shtëpi.