Mesazhi i Ramës: Ja plani jonë i hapjes graduale, risku dhe të panjohurat
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një lidhje live në rrjetin e social në Facebook, ku edhe shkruan se do të japë një mesazh për 3 javë që sipas tij do të jenë shumë të rëndësishme lidhur me koronavirusin në vend
“Kemi bërë operacionin më masiv të mbështetjes së njerëzve në nevojë në këto 30 vite. Sot është krenaria legjitime për bilancin e kësaj përpjekje kombëtare në funksion të mbrojtjes. Sa keq do të ishim nëse s’do kishim bërë kështu” tha Rama.
“Sot kemi vendosur të falim gjobat dhe të kthejmë tek të zotët të gjitha patentat e bllokuara. Të gjithë qytetarët javën e ardhshme të vijojnë të gjithë të barabartë. Por më pas nuk do të ketë kthim pas, çfarë iku iku. Edhe ata që gabuan le të marrin të drejtën e të qenit të pa dyshuar si të pa bindur dhe le të kthehen si të gjithë të tjerët.
Ama kush nuk do të dojë të jetë njësh me interesin e vendit do ta paguaj me të gjitha pasojat e rënda penale nga ajo që miratuam dje në Kuvend. Kjo vjen për të mbrojtur shëndetin. “ tha Rama.
Po mos kishim bërë gjithçka çfarë kemi bërë deri këtu dua ta them se teksa po fillojmë të hapemi nëse nuk do kemi kujdes gjithçka do përmbyset.
Armiku i padukshëm është i gatshëm që të përfitojnë edhe nga gabimi më i vogël i dikujt.
Ka disa tipa që nuk ndryshojnë asnjëherë sepse nuk i lë mllefi apo vetë dija e gabuar. Këta tipa qofshin ngelsa me profil fals në facebook apo qofshin analistë me profil të lartë në skype, u hodhën përpjetë për të mbrojtur demokracinë.
Deri më dje ishte i vetmi kod penal pa asnjë rresht për një situatë epidemie.” tha kryeministri Rama.